Sela kujton Skenderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Figurat emblematike të kombit

13:00 | 17 Janar 2024
E.K

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kujton përvjetorin e vdekjes së heroit të kombit, Gjergj Kastrioti dhe rënien e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Me anë të një postimi në Facebook, Sela ka shkruar se përkujtimi për heronjtë dhe dëshmorët, është jetësim i veprës së tyre.

Tutje, Sela ka potencuar se figurat emblematike të kombit mbeten dritë për të ardhmen dhe krenari për të kaluarën e lavdishme.

“Përkujtimi për heronjtë dhe dëshmorët, është jetësim i veprës së tyre. Figurat emblematike të kombit mbeten dritë për të ardhmen tonë dhe krenari për të kaluarën tonë të lavdishme. Kjo histori na dëshmon se nuk ka fuqi, plumba e goditje që mund të triumfojnë mbi atdhedashurinë e një kombi, ndërsa patriotët e vërtetë, vdekja vetëm se i përjetëson’, shkroi ai./Arbresh.info

Të ngjashme