Sekuestrohet sasi të mallit pa dokumente në Leposaviq

22:43 | 21 Dhjetor 2023
E.G

Dogana e Kosovës ka kontrolluar sot një supermarket në Leposaviq nën dyshimin se në depon e tij ka mallra pa dokumente përkatëse.

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur alkool dhe cigare, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit–Mitrovicë-Veri, ka marr informatë nga hetimet rajonale DRP Mitrovicë –veri se në një lokacion në Leposaviq kanë hasur në një depo të një supermarketi në të cilin dyshohet se ka mallra pa dokumente përkatëse.”, njofton policia.

“Lidhur me këtë për shkak të dyshimit se është kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ” është njoftuar Njësiti Anti-kontraband nga Dogana e Kosovës të cilët kan dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e supermarketit, pronë e të dyshuarës me iniciale (G.T,) janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës provat si në vijim:

-93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Ëinston, Davidov.

-71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 copë.

-28 pako -Limenka Tuborg x 24 copë.

-58 pako alkool Vranac x 6 copë.

-27 pako Alkool Rubin x 6 copë.

-45 pako birra zajeqar x 24 copë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për vlerën e cigareve dhe pijet alkoolike të sekuestruara, policia thotë se po presin konfirmimin zyrtar nga dogana e Kosovës.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se e dyshuara me iniciale (G.T,) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Tregti e Ndaluar”

Sipas policisë, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe mbetet që të intervistohet nesër  në prezencë të Avokatit mbrojtës.

Policia njofton se hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme