Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike AK 47 me një karikator dhe 12 fishekë në fshatin Leshan të Suharekës.
Sipas Policisë, i dyshuari gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nuk ka qenë i pranishëm por që i ëhstë përgjigjur thirrjes më vonë dhe është lajmëruar në Stacionin Policor në Suharekë, përcjell Arbresh.info.
“Stacioni Policor në Suharekë në bazë të informatave të marra ka arrit të identifikoj dhe lokalizoj një lokacion të dyshuar se mund të gjendet një armë pa leje nga organet përgjegjëse. Me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në fshatin Leshan të Suharekës është bastisë lokacioni i dyshimtë -shtëpi private, bastisja është kryer në pajtim me procedurat ligjore dhe në prezencë të dëshmitarëve.”, thuhet në njofitmin e Policisë.
“Gjatë bastisjes është gjet një pushkë automatike AK 47 me një karikator dhe 12 fishekë, të cilat janë sekuestruar. I dyshuari nuk ka qenë në shtëpi , por i është përgjigjur thirrjes së policisë dhe më vonë është lajmëruar në Stacionin Policor të Suharekës”, thuhet tutje.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndqëkaq në këtë rast është inicuar hetimi për veprën penale “ Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...