Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës gjatë kontrollit të një biznesi në Prishtinë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë.
Sipas policisë, lidhur me këtë rast është arrestuar një person i cili është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
“Me 11.12.2023 njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë. Lidhur me rastin i dyshuari kosovar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është duke u hetuar./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...