Dy persona janë arrestuar të martën në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë qenë duke shit-blerë substanca narkotike.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 27.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, shkruan Arbresh.info
“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 07.11.2023 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë kapur në flagrancë duke shit-blerë substancë narkotike të llojit heroinë. Është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 27.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një rast thuajse i njëjtë ka ndodhur të martën në Prishtinë.
Policia gjatë kontrollit të banesës tek një i dyshuar ka sekuestruar 3 gram substancë të llojit marihuanë.
“Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë 07.11.2023 – 17:15. Është arrestuar i dyshuar kosovar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 3 gram substancë e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...