Policia e Kosovës ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar ,,Rrethi’’ ku rreth orës 14:30 në rrugën e ,,Pejës’’ në Fushë Kosovë ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.
Sipas policisë, të dyshuarit E.XH dhe A.I janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë, është kryer kontrolli i banesës së të dyshuarit E.XH., ku me këtë rast në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar :
“Vlera e përafërt e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 Euro.”, thuhet në njoftim.
“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari E.XH. dërgohet në mbajtje për rastet nga neni 267 dhe 366 i KPRK-së , kurse i dyshuari A.I dërgohet në mbajtje për disa urdhër arreste të mëhershme të cilat i kishte aktive.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...