Tri armë janë sekuestruar në rajonin e Prishtinës dje dhe sot, ndërkaq tre persona janë shoqëruar në stacione policore.
Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i armëve ka ndodhur në tri raste dhe lokacione të ndryshme, Arbresh.info.
Sekustrimi i parë është kryer në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku pas një kontrolli, Policia bën të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar “Një revole të tipit M57, si dhe njëmbëdhjetë copë fishekë.”
Ndërkaq, rasti i dytë i sekuestrimit ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.
Pas kontrollit, Policia ka gjetur “një revole me gaz të tipit Bloë Compact, si dhe tridhjetepesë copë fishekë.”
Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Sylevicë në Podujevë po ashtu për të shtëna në aheng familjar.
Policia përmes një operacioni bastisjeje në lokacionin e dyshuar ka sekuestruar “Një revole me gaz të tipit Ekol Special.”
Policia bën të ditur se ndaj personave të dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i autorizuar të armës”.
Përderisa në rastin e dytë dhe të tretë është iniciuar rast edhe për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” ./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...