Google ADS

Sekuestrohen pesë armë në Prizren, policia jep detaje

20:13 | 14 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë në Prizren pas kontrollit të dy automjeteve.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info ka bërë të ditur se  rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë pranë disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kanë dal për gjueti.

Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kanë dal për gjueti. Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysmë automatike si dhe një rreth 30 fishek. Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.”, ka thënë Bytyqi.

“Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshurit janë liruar me procedurë të rregullt.”, shtoi ai.

Më tej, Bytyqi njoftoi se bazuar nē informatën e njëjtë, patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë.

Sipas tij, gjatë kontrollit të dy automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të tjera.

“Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi që shin pa leje janë sekuestruar.”, tha ai./Arbresh.info/

 

Të ngjashme