Google ADS

Sekuestrohen pajisje për prodhim të kriptovalutave në një shtëpi në Zubin Potok

17:18 | 29 Nëntor 2023
E.K

Një shtëpi në fshatin Uglarë në Zubin Potok është bastisur këtë të mërkurë nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani njoftoi se si rrjedhojë e kësaj bastisje janë sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Tutje, ai tha se lidhur me këtë bastisje nuk ka persona të arrestuar.

“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar. Pajisjet e sekuestruara do t’i dorëzohen Doganës”, ka thënë Elshani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme