Sekuestrohen pajisje elektronike për organizim të lojërave të fatit në Zveçan

09:51 | 31 Janar 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se gjatë kontrollit të një lokali në Zveçan janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje për organizimin e lojërave të fatit.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.

“Zveçan 30.01.2024-11:30. Gjatë kontrollit të një lokali, janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike që shërbejnë për organizim të lojërave të fatit. Rasti është duke u hetuar’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme