Policia Kufitare e Kosovës këtë të marte gjatë patrullimit në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, ka hasur në një automjet ku kishte pajisje elektrike (tel rryme) në vlerë rreth 2 mijë euro.
“Me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për “kalim të paautorizuar kufitar”, dhe me urdhër të tij, malli sekuestrohet për dërgim në terminal doganor për proceduara të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
“Policia Kufitare e Kosovës, sot më 29.06.2021, rreth ores 14:00, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, ka ndaluar automjetin Suzuki, të cilin e drejetonte m/k dhe në automjet kishte të bashkangjitur edhe rimorkion ku kishte paisje elektrike (tel rryme) në vlerë prej rreth 2000 euro.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar është inicuar rasti për “kalim të paautorizuar kufitar”, dhe me urdhër të tij, malli sekuestrohet për dërgim në terminal doganor për proceduara të mëtutjeshme ligjore.”/arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...