Policia e Shtetit ka proceduar penalisht dy persona në doganën e Morinës pasi janë kapur me një sasi prej 28,500 euro të padeklaruara.
Gjatë kontrollit fizik, policia i kanë gjetur shtetasit D. R., 12,400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. 16,100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28,500 euro.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Policisë së Kuksit referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia. /arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë