Policia në Prishtinë, pas pranimit të një rasti për kanosje, dy personave u janë sekuestruar dy armë zjarri, pesë karikatorë dhe 271 fishekë.
Siç thuhet në njoftim, ndaj dy të dyshuarve, janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, pas raportimit të një rasti kanosje (me 29.04.2023), dy personave u janë sekuestruar:
– dy armë zjarri
– pesë karikatorë dhe
– 271 fishekë.
Ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...