Google ADS

Sekuestrohen dy armë zjarri në Lipjan, të dyshuarit i ekspozuan në rrjete sociale

13:15 | 15 Gusht 2024
A B

Hetuesit policor të Lipjanit kanë sekuestruar dy armë zjarri në Lipjan.

Në një njoftim për media, policia rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se personat kanë përdorur dhe ekspozuar armët në rrjetet sociale.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit  policor të Lipjanit,  kanë sekuestruar  dy armë zjarri,  të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë dhe  ekspozuar në rrjete sociale”, thuhet në njoftim.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar vepra posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve./Arbresh.info/

Të ngjashme