Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë dhe u janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Policia njofton se në rastin e parë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në lagjen Sofalia në Prishtinë, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i njësitit të stacionit Qendra të cilët kanë arrestuar personin në fjalë.
I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës.
Ndërsa, rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike, është realizuar nga njësite të stacionit Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
I dyshuari me iniciale F.C., 25 vjec pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...