Google ADS

Sekuestrohen armë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë

15:26 | 20 Shtator 2022
K.B

Policia e Kosovësh shpesh rastisë në mbajtjen e armëve pa leje.

Së fundmi, në rajonin e Prishtinës policia njofton se në katër lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë. Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë 24 orëve në katër lokacione të ndryshme ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri”.

Personat e dyshuar bëhet e ditur se janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, të njëjtit janë proceduar më tej, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme