Policia e Kosovës ka njotuar se ka sekuestruar armë dhe municione pas disa kontrolleve në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, si dhe ndaj disa veturave dhe personave të dyshuar.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar katër revole, tridhjetë fishekë, një thikë dhe një jelek antiplumb.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...