Google ADS

Sekuestrohen 40 motoçikleta nga Policia nё Pejё

11:30 | 7 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka sekuestruar 40 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme në Pejë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, për kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

“Gjatё datave tё lartёcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: Dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera” , thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se aktivitetet dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale tё Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme