Policia e Kosovës ka sekuestruar 190 motoçikleta në Pejë.
Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se për kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim, mos mbajtje e helmetës dhe kundërvajtje tjera.
Tutje, policia njofton se do të vazhdojë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.
Sipas policisë kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.
Ndërsa ka apeluar tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit./Arbresh.info/
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...