Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, ku ka sekuestruar edhe disa substanca narkotike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur është kryer bastisja në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 16 qese të mbushura me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë rreth 11.58 gram, katër grinder, katër pako me rizlla OCB, para të gatshme në vlerë rreth 40 euro dhe 20 franga zvicerane, një kuti plastike e mbushur me substancë të dyshuar narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 19.25, tre brisqe me ngjyra të ndryshme, një telefon, disa qese me ngjyra të mbushura me substancë te dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 585.76 gram, një çantë krahu, si dhe një peshore”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...