Policia e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve të saj për të parandaluar trafikimin me narkotikë dhe kontrabandën me mallra, ka intensifikuar kontrollet në terren për të zbatuar planet operacionale. Këto kontrolle kanë rezultuar në identifikimin e një lokacioni ku kultivoheshin bimë narkotike dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave.
Më 13 Shtator, njësitet e Policisë Kufitare nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës “Perëndimi” në Gjakovë, gjatë një plani operativ, kanë lokalizuar një zonë të thellë malore në brezin kufitar me Shqipërinë. Këto njësitete, pas një pune intensive operative dhe hetimore, kanë identifikuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.
Njësitet e Specializuara Kufitare dhe njësia e Antidrogës në Gjakovë kanë shkuar në vendin e dyshuar dhe kanë gjetur dy parcela me 150 bimë të dyshuara narkotike (kanabis sativa), me gjatësi nga 1 deri në 2 metra. Policia e Kosovës ka komunikuar me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe ka organizuar sigurimin e perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka. Veprimet e lidhura me këtë rast janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku është iniciuar rasti për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe është bërë asgjësimi i bimëve në vendin e ngjarjes.
Në një tjetër operacion më 12 Shtator, gjatë vëzhgimit të brezit kufitar të Kosovës dhe Serbisë, në fshatin Stublinë, zyrtarët policorë kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të personave dhe automjeteve në një rrugë fushore ilegale që lidh dy fshatra ndërkufitarë, Dobrosin dhe Stublinë. Një automjet me targa të Serbisë, që drejtohej nga një grua me shtetësi serbe dhe një pasagjer, është ndaluar dhe është gjetur i ngarkuar me mallra të ndryshme në sasi të mëdha, përfshirë pajisje elektronike, tekstil dhe produkte higjienike. Pas kontrolleve, personat e dyshuar janë liruar në përputhje me procedurat ligjore dhe mallrat janë dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga Dogana e Kosovës.
Po ashtu, më 13 Shtator, në rrugën Stublinë-Doberqan, gjatë një vëzhgimi të ngjashëm, janë ndaluar dy vetura me targa të huaja që drejtoheshin nga dy të dyshuar kosovarë. Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të përdorura për automjete, pajisje bujqësore dhe mjete pune. Personat e dyshuar janë liruar në përputhje me urdhërin e prokurorit kompetent, ndërsa mallrat dhe automjetet e sekuestruara janë dorëzuar në terminalin doganor për numërim, vlerësim dhe procedim nga Dogana e Kosovës./Arbresh.info
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...