144 paketime me barna pa banderola janë sekuestruar në dy barnatore në Pejë.
Sipas policisë, kontrolli është realizuar në tri barnatore bashkë me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë.
Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit bashkë me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola.
“Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari: N.Zh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’. Me akt-vendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...