Google ADS

Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

10:05 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 185 urdhëresa të gjykatës.

Prej tyre 59 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info. o

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, njofton policia.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 12 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3387 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme