Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sot do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e Odës së Afarizmit të Kosovës thuhet se do të diskutojnë lidhur me vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve që, siç e quajtën ata, është kushtëzim për punëtorët e sektorit privat.
“Ju njoftojmë që sot, E Mërkure (02.11.2022) në orën 10:00, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media. Tema e diskutimit: Vendimi i Qeverisë lidhur me ndarjen e mjeteve dhe kushtëzimi për punëtorët e sektorit privat”, thuhet aty.
Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës, në fillim të muajit shtator, në Pakon për Përballjen me Inflacionin, mori vendim për subvencionimin prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e këtij sektori. Kjo masë është paraparë të zgjasë për tre muaj. /arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...