Google ADS

Sektori privat dhe publik përfiton 100 euro plus nga pakoja e rimëkëmbjes

09:27 | 12 Prill 2022
S D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të pakos së rimëkëmbjes në një konferencë për media tha se nga muaji prill punëtorët e sektorit privat dhe publik do të përfitojnë nga 100 euro, raporton arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Për herë të parë do të mbështesim me një shumë prej 100 euro të gjithë punëtorë te sektorit privat pra rreth 300 mijë punonjës, po ashtu kjo vlenë edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme