Kryetari i i Listës Serbe, Goran Rakiq pritet të jetë zëvendëskryeministër në kabinetin e Qeveris Hoti.
Burime brenda Listës Serbe, kanë treguar për arbresh.info, se kjo parti pritet t’i ketë dhe dy ministri si dhe drejtorin e zyrës për komunitete ne kabinetin e kryeministrit dhe një numër “solid” të zëvendësministrave.
“Pra, zëvendëskryeministri, dy ministri (Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, dhe Ministrin e Pushtetit Lokal) si dhe drejtorin e zyrës për komunitete në kabinetin e kryeministrit dhe një numër solid të zëvendësministrave. Zëvendës kryeministër do të jetë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ( dhe me që ai do të jetë pjesë e qeverisë atëherë komuna e veriut te Mitrovicës do te shkojë në zgjedhje të parakohshme)”.
Sipas po të njëjtit burim, Rakiq pritet të jetë edhe Ministër i Pushtetit Lokal.
“Ministër për Komunitete dhe Kthim do të jetë Dalibor Jevtiq. Goran Rakiq do të jetë edhe zëvendëskryeministër edhe Ministër i Pushtetit Lokal”.
E ndonëse kanë kaluar tri javë që nga arritja e marrëveshjes për koalicion mes LDK-së e Listës Serbe, marrëveshja ende nuk është bërë e publike ani pse një gjë të tillë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se s’ka arsye të mbahet e fshehur.
Tahiri: Nuk mund të votohet Qeveria nëse nuk publikohet marrëveshja
Se kjo marrëveshje do të duhet të bëhet publike sikurse marrëveshjet e tjera me partneret e tjerë të koalicionit e thotë edhe politologu Ramush Tahiri.
Madje sipas Tahirit, pa publikimin e saj nuk mund të procedohet as votimi i koalicionit.
“Nuk mundet mu votua Qeveria nëse nuk publikohet marrëveshja. Mundemi me paragjyku se mos ka diçka të fshehtë. Unë mendoj se s’ka diçka të fsheh në këtë marrëveshje. Nuk besoj se në këtë marrëveshje ka diçka për bisedime, pasi që marrëveshjet përmbajnë veç çështjet e koalicionit dhe bashkëqeverisjes”, ka përfunduar Tahiri për arbresh.info.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një marrëveshje për koalicion edhe me dy parti të tjera AAK-në dhe NISMA-n Socialdemokrate.
Ani pse Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bëri dekretimin Avdullah Hotit për Kryeministër nga ky koalicion, votimi i tij në Kuvend ende nuk është bërë.
Shkas i kësaj ngecje është bërë dorëzimi i dekretit nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetues për interpretim.
Kjo e fundit ka pezulluar deri më 29 maj zbatimin e dekretit./V.Selimi/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit