Sekretarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka thënë se me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet, janë thelluar ndarjet qytet-fshat.
Në një shkrim në Facebook, Rrusta shpjegon se Kurti u fuqizua në kurriz të menatlitetit provincial të shtresës urbane.
“Shtresa urbane u mjaftua që Kurti fliste rrjedhshëm anglisht me ndërkombëtarë”, thotë ajo.
Për më tepër, ajo thekson se tash po shpërfaqet edhe homofobia e Kurtit dhe ndjekësve të tij.
Ky është postimi i plotë i saj:
Shtresa urbane u mjaftua që Kurti fliste rrjedhshëm anglisht me ndërkombëtarë. Kjo mendje e kolonizuar u mashtrua me kaq. Për më tepër dëshironin ta shihnin në pushtet të ngjashmin e tyre, duke qenë kështu shumë të dhënë pas vetes, veten e kanë normë. Pikërisht kjo shtresë urbane që flet për diversitet me mendje të hapur, është e mbyllur në qarkun e saj të rrethuar prej privilegjeve.
Eshte indikative sesi me fuqizimin e VV kanë ardhur në shprehje si asnjëherë më parë, në vend se të vinin duke u fashitur, forcat më reaksionare të një shoqërie. Sic duket, Kurti u fuqizua në kurriz të mentalitetit provincial të shtresës urbane. Më ardhjen e tij në pushtet u thelluan ndarjet qytet – fshat. Pastaj, mbani mend diskutimin sesi Kurti i dergoi komandantët në shtepi? Bëhet fjalë për komandatët e luftës. Kjo një gjuhë e përdorur nga ata që luftën e UCK e përcmonin si e dalur nga gjiri i fshatit. Pastaj, mbani mend interaktivin (KTV) të para një muaji, duke u tallur me paaftesinë e Thacit për ta përvetësuar një komunikatë, në gjendje lufte? E shumë e shumë si këto.
E tash në fund Kurtit i doli edhe homofobia. Tha: “nuk mendoj se dikush duhet të shkojë e të shtrihet te Grenelli”. Kjo na iku si pa e vërejtur neve, por jo edhe militantëve homofob të VV. Prandaj është e rëndësishme jo vetëm që një forcë si VV të mos vije në pushtet, por sidomos që të luftohen kushtet që fuqizojnë forca të tilla. Kosova ka nevojë për shumësi organizimesh, jo për ndarjet që na solli Kurti.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?