Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur sot takim me anëtarë të degës së saj në Obiliq, në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
Para të pranishmëve, ne emër të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, foli Vesel Makolli, sekretar i AKR-së dhe kandidat për deputet, i cili nder të tjerash theksoi se AKR është me fat që ka një president siç është Behgjet Pacolli, si një burrështetas që çdo herë ka punuar për të mirën e vendit.
Ai po ashtu kërkoi përkrahjen e qytetarëve të Obiliqit duke thënë së AKR ofron program të mirëfilltë që premton zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe rritje ekonomike dy shifrore.
“Programi jonë qeverisës do të orientohet në punësimin e të rinjve dhe reduktimin e emigrimit të tyre nga Kosova. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në këtë mandat qeverisës, nën udhëheqjen e AKR-së, ka realizuar disa projekte në këtë komunë, për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Obiliq”, tha sekretari Makolli.
Koordinatori i degës së AKR-së në Obiliq, Vahudin Ibrahimi, foli për punën që kanë bërë për vendin ministritë që janë udhëhequr nga Aleanca Kosova eRe. Ai tutje tha që si degë të angazhohen në prezantimin e programit të AKR-së, që do të sjellë zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit të të rinjve të komunës sonë.
Ne fund të takimit u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet, të pranishëm në këtë takim, Vesel Makolli , Islam Pacolli, Ekrem Mustafa dhe Myzejene Selmani.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha