Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se Aleksandar Vuçiq nuk është takuar asnjëherë fshehtas me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e as me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Duke folur për RTS-në, Selakoviq ka bërë të ditur se kur dhe në çfarë kushtesh janë takuar dy homologët.
“Ndoshta me Haradinajn është takuar në Tribunalin e Hagës kur Sheshel ka qenë një ndër të akuzuarit, ndërsa historia e ‘darkës së fundit’ në Paris është e shpikur, nuk ka pasur asnjë takim sekret. Çdo takim i tyre ka qenë me ndërmjetësimin dhe praninë e përfaqësuesve të BE-së”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
I pyetur nëse Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në SHBA do të diskutojë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Selakoviq ka thënë se kur të kthehet presidenti serb do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.
Sa i përket arrestimit të akuzuarit për krime lufte, Milorad Zajiqin i cili u arrestua dje në Klinë nga Policia e Kosovës, sekretari i presidencës serbe, e ka quajtur provokim.
“Proceset për Kosovën janë në progres, mirëpo sa herë që rifillojnë diskutimet dhe procesi i dialogut vazhdon, ndodhin provokime të qëllimshme për të larguar vëmendjen nga zbatimi i marrëveshjes kryesore, Asociacionin e komunave serbe”.
Selakoviq ka shtuar se kjo marrëveshje duhet sa më shpejt të zbatohet./Lajmi.net/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...