Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar Vjosa Osmanit, pas zyrtarizimit të sloganit të listës së saj në këto zgjedhje. Sipas tij, slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK’së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka thënë se edhe slogani “Beso” i LDK-së në zgjedhjet e kaluara, ishte vjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ?) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve”, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i tij i plotë:
VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004
Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.
Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.
Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.
Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ?) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve.
Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi…
Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, 1 January 2021
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?