Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, duke thënë se arroganca e tij ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.
“Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtorëve të partnerëve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Në historikun e qeverisjeve të qytetit të Prizrenit, nuk mbahet mend të ketë pasur qeveri më të lodhur, me të dobët e me të korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes”, tha ai.
Sipas tij, për shkak të Haskukës, Prizreni ka humbur 5 milionë euro buxhet nga grandet e qeverisë.
“Në këto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam parë e as dëgjuar nga dikush se, në Prizren është realizuar ndonjë projekt i rëndësishëm ose i ndërmjetme. Është e turpshme që qyteti t’i humb 5 milionë euro buxhet nga grandet e qeverisë për shkak të arrogancës dhe paaftësisë për të qeverisur”, ka shkruar ai.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë