Google ADS

Sekretari i OECD i dërgon letër Kurtit, thotë se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën pas pandemisë

18:54 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, z. Angel Gurría.

Në këtë letër, z. Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

“Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar”, thuhet në komunikatë.

Z. Gurría, siguroi Kryeministrin në detyrë z. Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus.

Në fund, z. Gurría u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona. Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme