Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shkruar në Twitter pas bisedës telefonike që pati me kreun e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin.
Stoltenberg ka deklaruar se e mirëpret se përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”.
Ai tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 në Kosovë.
Për bisedën telefonike të Hotit me Stoltenberg kanë shkruar sot edhe nga zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media./Express/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...