Sekretari i NATO’s, Jens Stoltengerg, ka thënë se pa përmbushjen e disa kushteve, apo pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë, nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, shkruan Tanjug
“Ne jemi të fokusuar në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehur shqetësimet e mia për nismat e fundit për të formuar ushtrinë e Kosovës pa përmbushur kushtet e nevojshme. Më saktësisht, pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë”, ka thënë ai.
Gjithashtu Stoltengerg ka theksuar se ky proces s’mund të kryhet pa qenë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
“Formimi i ushtrisë duket të shkojë në procesin parlamentar dhe të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën”, ka shtuar ai.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme