Google ADS

Sekretari i NATO-s më 1 korrik viziton Kosovën

19:09 | 28 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ajo ka konfirmuar se Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë më 1 korrik.

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, ku folëm rreth vizitës së tij në Kosovë që do të bëhet me 1 korrik”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Tëitter.

“Mirë të shoh angazhimin rreth sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do të harrojë kurrë që shpëtuat vendin tonë dhe njerëzit tanë në momentet më kyçe”, ka shkruar ajo.

Gërvalla në këtë postim ka ngatërruar flamurin e OKB-së me atë të NATO-s./arbresh.inf/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme