Google ADS

Sekretari i Mbrojtjes: Qindra ushtarë do t’i bashkohen KFOR-it ditëve në vijim

23:22 | 1 Tetor 2023
E.G

Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Rt Hon Grant Shapps ka thënë se qindra ushtarë do t’u bashkohen forcave paqeruajtëse në Kosovë.

Me anë të një postimi në X, Shapps është shprehur i sigurt që ushtarët do ta bëjnë krenarë Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Arbresh.info.

”Pas një kërkese urgjente të NATO-s, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë”.

“Në ditët në vijim, qindra burra dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe e di që do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, tha ai.

Ky shtim i trupave ndërkombëtare në Kosovë vjen pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi, Afrim Bunjaku si dhe pas të ashtuquajturës “tentim-aneksimi” i veriut të Kosovës nga Serbia me vendosjen e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit./Arbresh.info

 

Të ngjashme