Google ADS

Sekretari i LDK-së, Thaçit: Mos luaj me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës

18:44 | 13 Gusht 2018
V. S.

Ismet Beqiri , sekretari i përgjithshëm i LDK-së, njëherësh deputeti i Kuvendit nga radhët e kësaj partie, është përfshirë lidhur me çështjet e fundit që po diskutohet për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi ne facebook, Beqiri ka thënë se deklaratat e tilla nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, cenojnë sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,

Edhe pse ka filluar me i dal,”boja”me Deklarata të cilat cenojnë Sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, megjithatë janë shqetësuese.

Tani me të madhe e mbi të gjitha me manipulim të skajshëm me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Ata meritojn me i përkrah, me punuar më shumë për ata qytetarë shqiptarë të diskriminuar,me fol kudo dhe çdoherë për liritë dhe të drejtat e tyre.

Ajo që atyre asnjëherë nuk ju duhet është manipulimi me ndjenjat, emocionet dhe të drejtat e tyre.

Këtë askush nuk bënë ta bëjë,e aq më pak Presidenti i ”fuqishëm”, të cilit i ka humb busulla.

Hipokrizi është kërkesa e tij”që të gjithë të bëhemi bashkë”,që i bie të bëhemi pjesē e manipulimit dhe mashtrimit,e shkeljes së Sovranitetit dhe rendit Kushtetues të shtetit tonë.

Refuzimin po e merr çdo ditë, nga partitë politike, pozitë e opozitë, shoqëria civile, nga faktor të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Fatbardhësisht ky ”bashkim” nuk ka gjasa të ndodhë, e kjo është në të mirën e vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme