Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se LDK-ja nuk do t’i kërkojë Partisë Demokratike të Kosovës ta mbështesë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe as nuk do të bëjë koalicion me këtë parti.
“Një pjesë e komuniteteve veç janë lajmëruar që dëshirojnë ta nënshkruajnë mocionin. Nëse nuk gaboj është diskutuar me të tjerët por jo me Listën Serbe. Unë nuk besoj që do ta kërkojmë mbështetjen e PDK-së. Është një vullnet i elektoratit që të mos kemi një koalicion me PDK-në. Nuk do të ketë koalicion me PDK”, tha Abrashi në KTV.
Tutje Abrashi tha se Kurti e ka prerë LDK-në në besë dhe se kriza politike aktuale është përgjegjësi e plotë e Kurtit.“Sjellja e Kurtit ka qenë e pasinqertë, ai ka tregu egon e tij, që domosdo dëshiron ta përçajë LDK-në, të dominojë jo vetëm në qeveri por edhe në LDK.
Kjo krizë politike është përgjegjësi 100 për qind e Kurtit dhe ai e ka shkarkuar pa shkas dhe pa konsultim një ministër”, u shpreh Abrashi. “Albin Kurti na ka pre në besë, në mënyrë arbitrare pa u konsultuar, por kjo ka qenë vetëm maja e ‘ice bergut’, kupa, sepse edhe më herët gjërat nuk kanë qenë shumë mirë”.
Abrashi tha se deklaratat e deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacolli se disa anëtarë të LDK-së duhet t’i bashkohen Vetëvendosjes nuk janë sjellja që duhet pasur ndaj një partneri të koalicionit.
“Një partner me të cilin po bënë qeverinë, brenda ditës në baza ditore bënë kërcënime dhe përçarje tek partneri tjetër, në këtë rast te LDK, deputetja thotë ky i mirë e ky i keq, këtë po e përkrahim këtë po e shkarkojmë”, tha Abrashi.
Ai tha se LDK nuk është e interesuar për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nuk jemi për zgjedhje, duhet të gjejmë një formë kreative. Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo situatë me koronavirusin. Forcat politike duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe të dinë barrën dhe peshën që e kanë mbi vete.
Ajo që po bëjmë ne sot është që po i tregojmë Kurtit që kërkesat e tij ndaj LDK-së dhe SHBA-së janë të papranueshme, ai e ka parë këtë dhe e ka gjetur një pretekst tjetër, pra e ka shkarkuar ministrin”, tha Abrashi.
Ai gjithashtu ka thënë se LDK-ja mund të udhëheqë qeverinë pa shkuar në zgjedhje. Derisa për mocionin, Abrashi tha se është çështje ditësh deri në prezantimin e këtij mocioni dhe se tashmë janë bërë 40 nënshkrime.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...