Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka thënë se është duke u politizuar me çështjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Sadriu shtoi xhamia në Prishtinë është donacion i besimtarëve myslimanë në Turqi.
”Nuk është donacion i Qeverisë turke, ta keni të qartë. Ky është donacion i besimtarëve të Turqisë, të cilët për një tubim i kanë tubuar 50 milionë Euro. Siç kemi tubu ne për Shqipërinë ne për termet”, ka thënë ai në Klan Kosova.
”Është një projekt që po financohet nga qytetarët besimtarë”. Mos e politizoni. Është donacion i pastërt i besimtarëve islamë të Turqisë”.
Ai u shpreh se po manipulohet me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan pasi i njëjti hapi xhami edhe në Amerikë e Gjermani.
”Po manipulohet me Erdoganin”.
”Është thënë se kjo është dorë e zgjatur e Erdoganit – nëse kjo është dorë e zgjatur e Erdoganit, atëherë Erdogani i bëri një hapje të madhe të Xhamisë në Amerikë, vitin e kaluar bëri hapje edhe në Gjermani”.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...