Ndërsa, pas vizitës shef i Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberal ka thënë se Amerika vazhdon ta mbështes Kosovën dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth teorie për ndarje.
“Politika amerikane është e qartë. Takimi i zëvendëskryeministrit Pacollit me sekretarin Pompeo e rikonfirmon qëndrimin e palëkundur të SHBA-vë në mbështetje të Kosovës. Kosova nuk mund të lëvizje në asnjë proces pa koordinimin dhe mbështetjen e SHBA-ve, andaj e politika jone e jashtme bazën e ka në Uashington”, ka thënë ai.
Dy ditë e fundit, ka qarkulluar një lajmë në media Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me Presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit. Mirëpo, sipas Zyberajt kjo nuk është aspak e vërtët, pasi është vetëm propagandë e krijuar nga Beogradi.
“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në teoritë për ndarjen e Kosovës, janë vetëm lajme të krijuara në Beograd. Ndarja e Kosovës nxit destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe në Uashington. Sekretari Pompeo është ftuar që të vizitojë Kosovën në nëntor të këtij viti”, ka thënë ndër tjera këshilltari i ministrit të Jashtëm.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...