Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, përmes një postimi ka sqaruar qëndrimin e tij rreth koalicionit PAN.
Sejdiu ka siguruar qytetarët se në asnjë mënyrë nuk do e votojë koalicionin PAN, sepse ky koalicion sipas tij nuk i bën mirë Kosovës, shkruan Indeksonline.
Sejdiu po ashtu ka bërë kërkesë ndaj LDK-së dhe Vetëvendosjes që të tejkalojnë interesat e ngushta personale dhe të bashkohen për një qeverisje, të cilën populli i Kosovës e meriton.
Postimi i tij i plotë :
SQARIM
Në pamundësi që t’ju përgjigjem të gjithëve individualisht (e kuptoj plotësisht shqetësimin tuaj), e pashë të udhës që të jepi një sqarim lidhur me Kuvendin e AKR-së që u mbajt sot. Kuvendi i AKR-së ka autorizuar Presidentin Pacolli, Kryesinë e ngushtë, dhe deputetët nga radhët e AKR-së që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike edhe jashtë kornizës aktuale, ku deri tani në relacion me palë të treta jemi përfaqësuar ekskluzivisht nga partneri i ynë në LAA.
Edhe pse po e shoh që po paraqitet/kuptohet si i tillë, sot NUK është marrë vendim që AKR t’i bashkëngjitet Koalicionit PAN (së paku, ashtu unë e kuptoj). Në fakt, edhe në fjalimin tim para Kuvendit, e kam bërë më se të qartë, se një rrugëtim i AKR-së me një grupacion që përfaqëson pakicën e votuesëve shqiptarë dhe që është peng i Listës Serbe (të dirigjuar nga Beogradi) nuk është as në të mirë të vendit, as në të mirë të qytetarëve, e definitivisht nuk është në të mirë të AKR-së.
Unë siguroj të gjithë juve edhe një herë se NUK do të votoj Koalicionin PAN në strukturën aktuale në asnjë rrethanë, sepse nuk besoj që ky koalicion i bënë mirë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përgjegjësinë e deputetit e kam marrë me qëllim që çdo vendim ta marr duke pasur si pikënisje interesin më të mirë të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës. Vota për Koalicionin PAN nuk është në të mirë të qytetarëve dhe Kosovës, dhe rrjedhimisht, nuk e bëj kurrë.
Thërras edhe një herë LDK-në dhe LVV-në që të tejkalojnë interesat e ngushta personale dhe partiake, dhe të bashkojnë shumicën shqiptare në Kuvend – si dy parti të mëdha, keni përgjegjësi morale dhe kombëtare për të vepruar në këtë drejtim. Vetëm një bashkim i tillë ka legjitimitet nga populli dhe garanton qeverisjen që ky popull e meriton.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...