Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme që e la jashtë garës për deputet Albin Kurtin do t’i ndihmojë Vetëvendosjes në zgjedhje.
Ai tha se do të jetë në favor për shkak se “Vetëvendosje luan gjithmonë rolin e viktimës”.
“Kjo është një situatë e mirë për Vetëvendosjen sepse e ruan pozicionin e viktimës. Por, do të jetë një betejë në kuadër të listës se kush do të marrë vota më shumë dhe kjo do të krijojë dinamikë që më pas është problematike në zgjedhje. Strukturat e kanë më lehtë të mobilizohen rreth dikujt që i prin listës se rreth grupeve të ndryshme në listë”.
Sejdiu në Rubikon ka thënë se Lista Vjosa tash do të angazhohet jashtëzakonisht shumë në mbledhjen e votave për shkak të pozitës që e ka në listë.
“Individët që synojnë të kenë pozita të forta në strukturë, si për shembull Glauk Konjufca, që bëhet figura tjetër interesante për votë. Besoj që kjo dinamikë do të shkaktojë telashe brenda në struktura, por sa i përket frymës së përgjithshme i ndihmon mirëmbajtjes së pozitës së viktimës. Në skenën politike të Kosovës Vetëvendosje dëshiron t’i tregojë dy narrativa: Të kriminelëve dhe të viktimës – ku kriminelë janë krejt dhe viktimë është Vetëvendosja, në fakt Albini”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...