Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka vlerësuar rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet lokale, si një kapërcim kualitativ krahasuar me zgjedhjet lokale të 2013-ës.
Edhe pse pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, sipas Sejdiut kjo është ecje përpara duke marrë parasysh që ky subjekt politik garon në zgjedhje lokale për të dytën herë.
“Vota e VV-së në këto zgjedhje na mundëson garën në gjashtë komuna. Kjo është e jashtëzakonshme prej një subjekti që për herë të parë ka garuar në vitin 2013. Kjo është një lëvizje kualitative edhe e mirë”
“Përveç kësaj gjithashtu është kapërcim kualitativ që VV-ja është nëpër të gjitha asambletë komunale, qytetarët kanë edhe një përfaqësim tjetër” ka deklaruar Dardan Sejdiu, në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Tutje ai ka thënë që ka vend për vetëkritikë përderisa për qeverisjen në Prishtinë, edhe pse aktualisht nuk kanë ndonjë marrëveshje, janë të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me AAK-në dhe AKR-në në asamblenë komunale.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...