Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, në një intervistë për Rrokum.tv ka thënë se është koha e ndryshimit për të cilën qytetarët kanë vendos në zgjedhjet e 11 qershorit.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të kuptohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është në diskrecion me Presidentin.
Ai po ashtu tha se Vetëvendosje është e gatshme që të qeverisë me vendin.
“Republika ka vendos, vullneti i qytetarëve është i qartë dhe Vetëvendosje është e gatshme. Qeveria duhet të formohet me ata që ka votu populli. Ambasadori Delawie, ka qenë i qartë duke thënë se kushdo që i ka numrat mund të formojë qeverinë”, ka thënë Sejdiu.
I pyetur për zgjedhjet lokale, ai tha se tashmë është e qartë që VV do të qeverisë me shumicën e komunave në gjithë Kosovën.
“Në shumë komuna jemi mbi 40 për qind. VV është forca politike. Do të kandidojmë me kandidat që kanë politikën tonë. Jemi të bindur që prej kësaj fitore do të ecim nëpër binarët tonë”, tha tutje ai.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...