Ish-presidenti Fatmir Sejdiu në prag të 13 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, ka thënë se barra për dështimin e përcjelljes së Rugovës për në banesën e fundit me ceremoni nga TMK-ja, mund të bie mbi Agim Çekun dhe Nuredin Lushtakun.
Sejdiu, në RTV Dukagjini, ka thënë se Shërbimi Policor i Kosovës pas refuzimit të FSK-së ka kryer me përgjegjësi detyrën në përcjelljen e Presidentit Rugova për në banesën e fundit.
“Ideja ka qenë që Rugova të përcillet me gardë, sepse garda në fushëveprimin e saj e ka edhe këtë punë, sidomos kur është në pyetje përcjellja e burrështetasve siç ishte Presidenti Rugova. E di që ka qenë një hezitim, apo pengesë e drejtpërdrejtë dhe atëherë kjo përgjegjësi është marrë nga njerëzit e Shërbimit Policor të Kosovës. Kanë kryer punën e tyre, unë them me përkushtim”, është shprehur Sejdiu.
Pasardhësi i Rugovës në presidencë ka thënë se refuzimi i TMK-së ishte i çuditshëm, sidomos në kohën kur Kosova ishte në zi.
“Shërbimi Policor i Kosovës e ka përmirësuar këtë lëshim. Por përcjelljen e kanë bërë me nderë edhe populli i Kosovës”, tha Sejdiu.
Theksoi se përgjegjësia për këtë vepër mund të bie mbi Agim Çekun sepse në atë kohë ai ishte Komandant i Përgjithshëm i TMK-së.
“Njerëzit që kanë qenë në TMK e kanë penguar dhe dikush pas shpine. Agim Çeku mund të ketë barrën sepse ka qenë komandant aty. Nuredin Lushtaku ka përgjegjësi sepse ka qenë komandant i gardës”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...