Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po përdor termin për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën vetëm për aventura të veta personale.
Sipas tij, Kosova nuk mund të hyjë në dialog teksa akoma s’ka gjetur përgjigje se kush po e përfaqëson, kur dhe për çka.
“Thaçi s’ka mandat që të flasë në emër të Kosovës. Ka mundur të fliste kur u largua lapidari i UÇPMB-s. Po i përdor si vegël për aventurat personale. Duhet të interesohemi dhe kemi obligim moral e kombëtar që të interesohemi për qytetarët në Luginë e të interesohemi që Serbia t’i respektojë të drejtat e plota të tyre. Nuk guxojmë të japim territor sepse do të cenonim kushtetutën që kemi dhe njerëzit që kanë dhënë jetën për këtë vend. Me dëshirë kuptohet që do t’i bashkonim të gjithë, por jo që të vazhdojmë tash të japim territor. Duhet të ruajmë 100 për qind sovranitetin tonë. Të kërkojmë të drejta për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se Thaçi “është në panik sepse po e ndien mungesën e rëndësisë në skenën politike kosovare dhe po dëshiron ta faktorizojë veten”.
“Territori është i pacenueshëm, i pandashëm. Fatkeqësi që po shkaktohet dëm nga një njeri që është dashur më së paku të bëjë një gjë të tillë, kreu i shtetit. Nuk e kuptoj pse po hyn në aventura që janë shkelje e Kushtetutës, nëse bëhen”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së për deklaratat e Thaçit për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe raportimet për shkëmbim territoresh.
Ai ka kritikuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj që nuk ka marrë përsipër udhëheqjen e dialogut.
“Postet institucionale merren si tërësi jo si market po e dua këtë, s’po e dua atë. Nëse s’mundesh, hiq dorë nga ajo pozitë dhe lësho rend për zgjedhje e t’i marrë përsipër dikush që mund t’i shtyjë tutje këto procese”, ka shtuar Sejdiu.
Sipas Sejdiut, është e nevojshme që të ketë zgjedhje në vend dhe duhet të bëhet një koalicion “i fuqishëm mes LDK-së, VV-së dhe PSD-së për të marrë pushtetin me 60-70 për qind të deputetëve shqiptarë”. Para kësaj, Sejdiu ka thënë se Kosova s’është e gatshme të bisedojë me Serbinë.
Edhe pse është shprehur optimist për njohje të dy anshme në fund të dialogut me Serbinë, ai ka thënë se nuk duhet të përjashtohen as skenarët më të rëndë.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...