Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Sejdiu në një prononcim në RTV Dukagjini thotë se votimi i qeverisë me 61 vota e sjell Kosovën në situatë të brishtë.
“Situata ka qenë tepër komplekse në kuptimin e përgjithshëm pasi mocioni i mosbesimit ka ardhur për shkak të mosbesimit të ndërsjellë të partnerëve të koalicionit. Tash kemi një situatë kur qeveria është votuar me 61 vota që është situatë fragjile dhe e brishtë. Unë uroj që Kosova të gjej shteg të kapërcyeshëm për të përballuar këto sfida”.
Ish-kryetari i LDK-së thotë se koalicioni u formua nga grimca shumë të vogla e që sipas tij ka ndodhur edhe herëve tjera.
Duke folur për qëndrimin e Vjosa Osmanit, Sejdiu thotë se ajo ka vendosur t’iu qëndrojë besnike votuesve të saj.
“Në këtë moment ajo ka konsideruar se ky qëndrim duhet të shkojë deri në fund”.
Sejdiu thotë se LDK duhet të lejojë fjalën e lirë por që sipas tij deri më tani në disa raste ka zyrtarë që janë sanksionuar.
“Është mendim i saj dhe nuk do të dëshiroja të komentojë më tepër”, shtoi më tej Fatmir Sejdiu.
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat