Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për kushtet që PSD ia ka vendosur qeverisë së Kosovës, për ta votuar buxhetin e këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar se Qeveria ka kohë që deri me datën 30 t’i plotësoje katër nga pesë kushtet e vëna.
Sejdiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, shenjat janë që qeveria e Kosovës do t’i përmbush kushtet.
“ Ne besojmë që do të plotësohen këtu kushte. Ka kohë edhe disa ditë. Deri më datën 30 mund të plotësohen katër kushte”, ka thënë Sejdiu.
“Nuk ka votë të PSD’së nëse nuk plotësohen kushtet. Kjo i bije që buxheti nuk votohet me datën 31”.
Ai ka thënë se edhe zëvendësimi i Rikallos mund të behët me një emër tjetër.
“ Ne nuk kemi kushte se kush mund të jetë aty. Ne kemi thënë se vetëm Rikallo të mos jetë aty”.
” Ligji për pagat, Ligji për Dialogun, Ligji për Qeverinë, Shkarkimi i z.Rikallo dhe Reforma pensionale janë interes i përgjithshëm dhe nevoja të qytetarëve të Republikës”, janë kushtet që PSD ia ka vë Qeverisë.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...