Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që sa më shumë të dalin për të votuar. Në konferencën e dytë e mbajtur pasdite nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu tha se është shumë e rëndësishme që qytetarët të dalin e të votojnë, shkruan arbresh.info.
Sejdiu ka thënë se procesi deri më tani ka qenë i qetë , i rregullt, nuk ka pasur ndonjë parregullsi e cila vlen të theksohet.
Ai ka pohuar se është e rëndësishme që të theksohet se dalja deri në orën 15:00 e përcjell trendin sikurse dalja deri në orën 11:00, pra përsëri kemi dalje më ultë se në raundin e parë, ndonëse sipas Sejdiut në disa qytete në Prishtinë kjo dalje është zbutur apo rënia në dalje është zvogëluar, pra kemi më shumë njerëz që kanë dal, më shumë njerëz që po votojnë .
“Në Gjilan kemi 9 mijë votues më pak, në Kaçanik 3 mijë votues më pak në të njëjtën kohë sot më datën 22 tetor , rreth 1500 votues më pak në Kamenicë, rreth 8 mijë votues më pak kemi në Podujevë pra po flasim për të njëjtën orë më 22 tetor , afër 4 mijë votues më pak në Prishtinë dhe në Prizren kemi rreth 12 mijë votues më pak se që kishim më 22 tetor”, ka thënë ai.
Sejdiu ka pohuar se procesi ka qenë i rregullt, duke i ftuar qytetarët që të votojnë, t’i shfrytëzojnë orët e mbetura, kemi një proces të mirë, të rregullt dhe çdo votë është votë e cila definon katër vitet e ardhshme , çdo lloj ka vlerë për qeverisjen e ardhshme./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj