Dardan Sejdiu kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për deputet në kuvendin e Kosovës, ka folur për tri skenarët e mundshme për krijimin e qeverisë së re.
Sejdiu ka thënë se skenari i parë është bashkimi i PAN-it me LAA-në, skenari i dytë është që askush të mos arrij marrëveshje dhe vendi të shkoj përsëri në zgjedhje dhe skenari i treti është që Vetëvendosje të arrijë koalicion me LDK-AKR-Alternativa.
“Janë tri skenar, i pari LAA të i bashkohet PAN-it, kjo për Vetëvendosjen nuk do të jetë lajmë i keq sepse do të vërtetohet edhe një herë se këto parti janë vetëm për poste. Skenari tjetër është askush nuk merret vesh dhe vendi shkon në zgjedhje përsëri, për neve PAN-i është vi e kuqe sepse ka bërë kapjen e shtetit për sa vite dhe shtetit duhen të ç’kapet. Skenari i tretë është koalicioni i LAA me Vetëvendosjen, por ende nuk ka indikacione”, ka thënë Sejdiu.
Më tutje Sejdiu në ‘Rrokum Urban’ ka thënë ai nuk ka shumë shpresa në presidentin e vendit për dhënien e mandatit të krijimit të qeverisë nga partitë e dyta apo të treta. Ai ka thënë se Thaçi edhe në fushatën zgjedhore është treguar se është militant partiak.
“Nuk kam shumë shpresa tek presidenti edhe në fushatë e ka dëshmuar që është militant partiak që interesin e qytetarëve nuk e ka fare dert por vullneti i qytetarëve nuk guxon të shkelët”, është shprehur Sejdiu.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...